Rhys Williams është bashkuar me skuadrën skoceze të Aberdeen. Mbrojtësi i njohur vjen nga Liverpool dhe do të qëndrojë i huazuar për një sezon. Williams nuk  gjeti hapësira nën drejtimin e Jurgen Klopp dhe alternativa e vetme ishte largimi.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu. Kur e kuptova se kishte një mundësi për të ardhur te Aberdeen si huazim, nuk hezitova. Në fakt takova disa nga djemtë gjatë verës, kështu që do të ketë disa fytyra të njohura në dhomën e zhveshjes, të cilat jam i sigurt se do të më ndihmojnë të përshtatem shpejt. Ka shumë pritshmëri për këtë sezon, mezi pres të filloj dhe t’u tregoj të gjithëve se çfarë jam i aftë të bëj” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: