Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të heqë një orë e më parë taksën ndaj Serbisë. Avdullah Hoti njëkohësisht zv/kryeministër, thotë se më përpara prishet qeveria se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

REAGIMI I HOTIT
Qeveria duhet te mblidhet per te hequr taksen. Nuk mund te mbesim peng te një vendimi qe ka qene i domosdoshem, por tash po e dëmton Kosovën.

Miqësia e përhershme me SHBA nuk cenohet. Ne e garantojmë këtë miqësi.

Nuk eshte interes i qytetareve te Kosoves te prishet kjo miqesi, qe solli paqen ne Ballkan dhe lirine e pavaresine per shqiptaret.

Nese demtohet miqesia me ShBA, atehere demtohet shtetesia e Kosoves, te cilen gje nuk lejojme te ndodhe. Prandaj, me perpara prishet Qeveria, se miqesia me SHBA.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb