TIRANË-Drejtori i ALUIZN-it, Artan Lame bëri të ditur sot se nga procesi i legalizimeve janë në periudhën janar­gusht 2015 u arkëtuan 1.4 mld lekë plani vjetor. Në një konferencë për shtyp, Lame deklaroi se plani ka qenë 1 mld lekë por me këto ritme deri në fund të vitit plani të realizohet në masën 160 %.

“Për periudhën maj­dhjetor 2014 u arkëtuan 307 mln lekë të reja, janar­gusht 2015 u arkëtuan 1.4 mld lekë plani vjetor ka qenë 1 mld lekë me klëto rritme deri në fund të vitit plani të realizohet në masën 160 %.”

Sipas Lames, shuma e arkëtimeve ka destinacion pagesën e pronarëve të shpronësuar nga procesi i legalizimeve. Në këtë proces edhe paratë që grumbullohen nga pronat shtet shkojnë për të plotësuar shpërblimin e ish­-pronarëve.

Sipas Lames, drejtoritë që kanë sjellë prurjet më të mëdha janë i kane dhënë drejtoria e Aluiznit Tiranë 1, Durrës, Vlorë, Fier dhe disa drejtori të tjera.

“Ky është një proces i gjatë, një reformë që legalizon ndërtimet e bëra në gjithë territorin e vendit”, tha Lame duke shtuar se pritet qe procesi te mbyllet ne Shtator.

Gjithashtu, Lame u shpreh se një prej elementëve thelbësorë në procesin e legalizimeve ka qenë dhe mbetet koordinimi i procesit të legalizimeve me atë të kompensimit të ish-­pronarëve që i është dhënë truallit nga këto ndërtimi pa leje.
“I vetmi detyrim që i mbetet qytetarëve që kanë ndërtuar në truall shtet ose me pronar është vetëm pagesa e truallit. Në këtë pagesë qytetarët përfitojnë një serë uljesh,m pasi cmimi i truallit llogaritet deri në 2 mijë lekë për m2, pavarësisht nga çmimi i tregut që ka ky truall. Qytetari përfiton 20% ulje kur pagesa bëhet e menjëhershme, 50 % kur e kryejnë me letra me vlerë etj”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: