Dy persona në Dibër kanë përfunduar në telashe me policinë, pasi akuzohen se legalizuan banesën me dokumente false.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet L.L 44 vjeç, dhe A.L., 46 vjeç, banues në Peshkopi.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasve L.L 44 vjeç, dhe A.L., 46 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, kanë përfituar leje për legalizimin e një banese. Vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë të rastit dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, të shkelësve të ligjit.”, sqaron policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: