Paraqitjet e fundit nuk kanë qenë fort bindëse për Thomas Strakoshën, megjithatë kjo nuk e zbeh sezonin e tij pozitiv.

I këtij mendimi është edhe legjenda e portës së Lacios, Anxhelo Peruci, aktualisht menaxher i ekipit nga kryeqyteti italian.

“Po ecën shumë mirë, është viti i tij i parë në Serinë A dhe po luan mirë. Ka një të ardhme të shkëlqyer. Ndonjë gabim e bëjnë të gjithë, por bilanci i Strakoshës është tejet pozitiv”, u shpreh ish-“gardiani” i kombëtares italiane për “Sportmediaset”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb