VLORË- Në orët e mbrëmjes deputetja e Partisë Socialiste Valentina Leskaj ka parë nga afër gjendjen e krijuar nga dalja e lumit Vjosë nga shtrati në komunën e Novoselës. Leskaj është takuar me Shtabin e Emergjencës ku është njohur me situatën si dhe masat e marra. Ndërkohë deputetja Leskaj ka njoftuar për hapjen e repartit të Bunavisë në Vlorë, në mënyrë që tu vihet në ndihmë zonave të përmbytura.

“Shtabi i Emergjencës po funksionon. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ka hapur repartin ushtarak të Bunavisë. Kemi garantuar vendin për personat e evakuuar ndërsa deri tani janë evakuuar 18 familje”, tha Leskaj.

Ajo njoftoi gjithashtu se në Tepelenë ka rënie të nivelit të ujit.
“Lajmi i mirë është që në Tepelenë ka nisur të bjerë niveli i ujit, por duhet të kalojnë 7-8 orë që kjo rënie të japë rezultat në Novoselë. Ndërkohë që në disa zona ka mungesë të energjisë elektrike”, tha Leskaj.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb