Autoriteti letonez i ngarkuar me median njoftoi sot ndalimin e nëntë stacioneve televizive ruse pasi Bashkimi Europian dekretoi sanksione kundër një prej pronarëve të tyre, një bankier i lidhur me Kremlinin.

Bshkimi Europian përfshiu në vitin 2014 miliarderin, Youri Kovaltchouk në listën e personaliteteve të shënjestruar nga sanksionet ndërmarrë si përgjigje për aneksimin e Krimesë nga Rusia.

“Këto nëntë stacione janë ndaluar në Letoni sepse një prej pronarëve të tyre (…) Youri Kovaltchouk është vendosur në listëb e sanksioneve të BE si një person i përfshirë në shkeljet e sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës”, deklaroi  Ivars Abolins, zëvendëspresident i Këshillit Kombëtar letonez për median elektronike (NEPLP).

Ndalimi do të jetë në fuqi për aq kohë sa Kovaltchouk do të bëjë pjesë në listën e personave të goditur nga sanksionet e BE-së.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb