Letonia i është bashkuar rekomandimeve të BE-së për të vendosur masa shëndetësore dhe higjienike për udhëtarët që vijnë nga Kina për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit .

Zyra e Komunikimeve e Ministrisë së Shëndetësisë këshilloi të gjithë pasagjerët që marrin fluturime ndërkombëtare nga ose drejt Kinës që të mbulojnë fytyrat e tyre me maska, njoftoi Rrjeti Baltic News.

Gjithashtu, pasagjerëve që mbërrijnë nga Kina në vendet anëtare të BE-së, përfshirë ata në tranzit përmes vendeve të treta, mund t’u kërkohet të paraqesin një test negativ të koronavirusit në anglisht ose në gjuhën e shtetit anëtar përkatës.

Kina u përball me një rritje shpërthyese të infeksioneve pasi hodhi poshtë politikën e saj të rreptë “zero-COVID” muajin e kaluar, pas trazirave dhe protestave të pashembullta në disa pjesë të vendit.

Pekini ka hequr gjithashtu një karantinë të detyrueshme pesë-ditore për të gjithë mbërritjet duke filluar nga 8 janari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb