Për analistin Edvin Kulluri, lëvizja që ka nisur Ervin Salianji për të ndryshuar PD, është një lëvizje që i shërben vendit, sigurisht dhe PD.
Sipas Kullurit, problem mbetet rezistenca despotike ev një personi dhe të oborrit të tij për t’i dhënë këtij funksioni shumë të rëndësishëm që është opozita, formën dhe vullnetin e tyre absolut,
“Siç bën Rama, jo më larg se sot duke shpërndarë tapi, duke marrë atributet e gjykatës dhe agjencisë së kthimit të pronaeve. Njësoj si Rama, Meta dhe Veliaj.
Salianji po bën diçka që ka kohë që ka nisur në PD, por për fatin e tij të mirë, e ka nisur në ditën më të keqe të lidershipit despotik”, tha analisti Edvin Kulluri.
Edvin Kulluri: Nëse do bëjmë një analizë, çdo lëvizje si kjo që ka nisur Salianji, i shërben vendit, jo vetëm partisë. Gjithë problemi është rezistenca despotike të një personi dhe të oborrit të tij për t’i dhënë këtij funksioni shumë të rëndësishëm që është opozita, formën dhe vullnetin e tyre absolut, sic bën Rama, jo më larg se sot duke shpërndarë tapi,duke marrë atributet e gjykatës dhe agjencisë së kthimit të pronaeve. Njësoj si Rama, Meta dhe Veliaj.
Dhe tek partitë e reja më vjen keq ta them, propagandë e fjalë në erë.
Salianji po bën dicka që ka kohë që ka nisur në PD, por për fatin e tij të mirë, e ka nisur në ditën më të keqe të lidershipit despotic. Nuk ka fjalor në botë që të ketë fjalën të vetëperjashtuar. Është qesharake, i ka bërë nder atij e kanë lartësuar pasi në këtë pozitë të dëshpëruar kur janë vetëm i bëjnë mirë. Partive politike u ka mbetur nën lidershipin pjesa më e dobët dhe më injorante, që nuk kuptojnë asgjë.
