TIRANË

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe, në mungesë dhe me porosi të kryeministrit Edi Rama, ka firmosur në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave disa ndryshime në Ministrinë e Jashtme dhe të Arsimit.


Në vendimet e qeverisë thuhet se është liruar nga detyra zëvendësministri i Arsimit, Redi Shtino.


Ndërkohë, Këshilli i Ministrave ka emëruar dy zëvendësministra të rinj të Arsimit. Përkatësisht, kjo detyrë do të ushtrohet nga Oltian Rrumbullaku dhe Nina Guga, ish-drejtoresha e gjimnazit “Qemal Stafa”.


Gjithashtu, është emëruar zëvendësministër i Jashtëm ish-drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb