“Liqeni i Dashurisë”, një liqen artificial në formë zemre në shkretëtirë pranë Dubai është ndoshta një nga atraksionet më mbresëlënëse për çiftet romantike që vizitojnë Lindjen e Mesme.

Dubai nuk ka mungesë të atraksioneve me famë botërore, por ka shumë më shumë për të zbuluar në shkretëtirën përreth qytetit më të populluar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një perlë e tillë e fshehur është Liqeni artificial i Dashurisë, teknikisht dy liqene të ndërthurura në formë zemre të vendosura pranë oazit të Al Qudra.
Me një sipërfaqe prej 550,000 metra katrorë, ky atraksion mahnitës turistik është i dukshëm edhe nga hapësira.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb