TIRANË- 66 ditë, protestë, revoltë, qëndresë, rezistencë dhe kërkesa të panegocieushme, duke nisur që nga dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike.
“Jemi të gjithë këtu për të ndryshuar historinë e Shqipërisë, për të ndryshuar sistemin e korruptuar”, u shpreh aktivisti Visuar Dalipi nga fjalimi i tij në sheshin Nënë Tereza”.
Mes brohorimash dhe thirrjesh “Ju erdhi fundi”, “nesër më shumë”, protestuesit bënë të qartë se nuk do të ndalen deri në largimin e Ramës.
Kjo revoltë e tyre është edhe kundër të gjithë klasës së vjetër politike të cilën e akuzojnë se vetëm kanë vjedhur dhe kanë punuar kundër interesave të qytetarëve shqiptarëve.
“Shqipëria kërkon Revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, “Poshtë patronazhistët”, ishin këto thirrjet gjatë marshimit në Tiranë.
Ndërsa i kanë bërë thirrje SPAK që të hetojë politikanët e korruptuar dhe të arrestojë kryeministrin Edi Rama.
