Shqiptarët kanë dalë sërish në shesh dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Një protestues bëri thirrje për bashkim dhe rezistencës deri në rrëzimin e Ramës. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe keqqeverisje.
“Sot u bënë 41 ditë, shoh një qëndrim shumë të poshtër të qeverisë Rama dhe bën sikur nuk e kupton përse protestohet. Kjo është protesta më e bukur në 82 vite. As ’90 nuk ka qenë sa kjo. Sot kërkohet bashkim, organizim rezistencë deri në rrëzimin e saj qeverie, ka korruptuar të gjithë strukturat. Kemi ministrit e kryetar bashkish të korruptuar. S’mund të qëndrojmë indiferentë dhe do qëndrojmë bashkë me të rinjtë për të kundërshtuar vjedhjen e pronave. Qeveria e Edi Rama duke zbatuar projektin kërkon që ta shkatërrojë Dibrën, që s’e bëri do as Enver Hoxha”, tha ai.
