Shqiptarët vazhdojnë revoltën e tyre. Prej 23 ditësh protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Diaspora i është bashkuar kësaj protestë, dhe shprehet se do të qëndrojnë të vendosur në kërkesat e tyre.

“Duhet referendum. Ne protestojmë për 23 ditë dhe qeveria ka nxjerrë projektligjin për taksimin e pasurive të patundshme. Do të zerojë taksat për oligarkë që do ndërtojnë në zona preferenciale gardhet po bien në çdo cep. Kjo është merita juaj… Gardhi që ne po i bëjmë këtu këtij deri sa ky të ikë në shtëpi, është i vetmi që nuk do bjerë…Ne jemi këtu për të gjithë… të hapë dritaren të shohë, se a ngrihet populli shqiptar ore maskara…”, tha një qytetar.

Gjithashtu një tjetër protestues akuzoi qeverisë për korrupsion, shkatërrimin e arsimit dhe shëndetësisë.

“ Janë nisë me ligje për të shkatërruar arsimin, shëndetësinë, nxorën ligje për të shkatërruar familjen”, u shpreh një tjetër protestues.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb