Shqiptarët për 24 ditë me radhë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit vijuan marshimin e tyre në rrugët e Tiranës me thirrje për largimin e kryeministrit.

Me brohoritje “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, protestuesit shprehen të vendosur në qëndrimin e tyre. Ata paralajmërojnë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, ku prevalon ajo për dorëheqjen e panegociueshme të Ramës.

Ndërkohë “Atdheu nuk është në shitje”, Shqipëri e Re”, ishin disa prej pankartave që shoqëruan tubimin.

Protestuesit gjithashtu kanë bërë thirrje që SPAK të hetojë korrupsionin, ndërsa kërkojnë që Rama të përgjigjet para drejtësisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb