Nga Zonja Katerina
Përbërësit

500 gr llukanik, 400 gr makarona elb, 300-400 gr spinaq, 1 koncentrat pule, 1 litër lëng mishi, 1 lgj gjalpë, 1 lgj vaj ulliri
Kripë, piper, majdanoz, 1 kokërr limon, Djathë parmixhano.

Përgatitja

Largojmë lëkurën (cipën) e llukanikut dhe brumin e bashkojmë, e punojmë pak me duar dhe bëjmë qofte të vogla (miniqofte).

Vendosim një tenxhere që nuk ngjit në zjarr. Vendosim qoftet e përgatitura dhe i kaurdisim të marrin pak ngjyrë. Më pas shtojmë 1 litër lëng mishi të ngrohtë dhe makaronat, të cilat i lemë të ziejnë për 5 minuta. Në fund shtojmë spinaqin të grirë hollë dhe e lemë vetëm 2 minuta. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe lëng limoni dhe i servirim makaronat elb me qofte duke i spërkatur me majdanoz të freskët dhe djathë parmixhano.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb