ANGLI

Nga një ekip pa bosht në një fitues, Arsenal është ringritur shpejt në këtë start të Premier League. Topçinjtë e Londrës kanë marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat, kësaj radhe përballë rivalëve të betuar Totenham Hotspurs.

Që në pjesën e parë të besuarit e Artetës ishin të papërmbajtshëm me Smith Roëe, Aubameyang dhe Saka që në harkun kohor të 22 minutave shënuan 3 gola.

Kaq mjaftoi që kjo ndeshje ta humbiste vlerën e derbit. Totenham u kujtua vonë me golin e Heung-Min Son në minutën e 79-të që mbeti vetëm për statistikë.

Me këtë fitore Arsenal shkon në vendin e 10-të kurse Totenham në vendin e 11-të me pikë të barabarta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb