Koordinatori politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu, komenton nismën “Open Balkan”, duke thënë me ironi se kjo nismë “në bujqësi ka filluar të funksionojë shumë mirë”.

Në një postim në ‘Facebook’, Bregu thekson se është trefishuar sasia e qumështit që vjen nga Serbia drejt Shqipërisë, duke shtuar se “qumështi i freskën do të vijë nga Serbia dhe nuk do prodhohet më në Shqipëri”.

Postimi i plotë:

” Open Balkan ” në bujqësi ka filluar të funksionojë shumë mirë.
Është trefishuar sasia e qumështit që vjen nga Serbia drejt Shqipërisë.
Gjatë mandatit të dytë, është ulur me mbi 30% numri i kafshëve të gjalla.
Me këtë ritëm, gjatë mandatit të tretë, lopët, dhitë dhe delet, do jenë më pak se numri i qenve dhe maceve.
Por e rëndësishme është që qumështi i freskët, për aq sa mund të jetë i tillë, do të vijë nga Serbia dhe nuk do prodhohet më në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb