Kreu i “Biznes Albania”, Luan Bregasi i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në Neës 24 foli për rëndësinë e dhimesës së bizneseve, kryesisht ato prodhuese me fondin e dytë të garancisë.

Sipas tij, këto biznese duhen ndihmuar që të kenë likuiditet, pasi deri më tani nuk kanë arritur ende te 50% i prodhimit të tyre.

“Tek bizneset më të prekura nga kjo krizë hyjnë fasoneritë, ku ka nevojë për këtë garancinë e dytë që të kenë kapital qarkullues, por edhe për pagat e punonjësve. Bëhet fjalë për punonjës të specializuar që nuk mund t’i hiqnim nga puna. Kini parasysh se ndërmarrjet prodhuese nuk kanë shkuar në 50% të prodhimit të tyre. Biznesi duhet duhet të ndihmohet që të ketë likuiditet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: