Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar ditën e sotme se është ‘shumë i frikësuar’ për gjithë ngjarjet që po ndodhin në botë, duke iu referuar luftës në Ukrainë që ka nisur mbi një vit më parë.

“Unë nuk jam shumë optimist, jam një udhëheqës i vogël i një vendi të vogël. Ka shumë liderë nga vendet e mëdha në Evropë që dinë më mirë për gjithçka,” tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët shtypi me presidenten greke Katerina Sakellaropoulou.

“Kam frikë se pasojat e zhvilimeve në botë do të jenë shumë më të këqija se sa kemi parë deri më tani”, theksoi ai.

Në shkurt, Vuçiç u shpreh se konflikti në Ukrainë do të përkeqësohej vetëm gjatë pesë deri në gjashtë muajt e ardhshëm, duke dalë përfundimisht jashtë kontrollit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: