Republikat e vetëshpallura pro-ruse të Luhansk dhe Donetsk në Ukrainën lindore kanë njoftuar se kanë bllokuar aksesin në Facebook dhe Instagram. Kjo i përafron ata me politikën ruse ndaj rrjeteve sociale amerikane.

“Qasja në burimet e informacionit të kompanisë amerikane Meta, e cila lejon thirrjet për dhunë ndaj përdoruesve rusishtfolës në rrjetet e saj sociale, tashmë është bllokuar. Në dritën e kësaj, qasja në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram është e bllokuar në territorin e republikës”, tha në një deklaratë ministria e komunikimit e DNR.

Në një deklaratë të veçantë, ministria e komunikimeve LNR tha se kishte bllokuar gjithashtu aksesin në rrjetet sociale.

Rusia ndaloi Facebook dhe Instagram në mars, pasi një gjykatë e shpalli fajtor Metën për “veprimtari ekstremiste”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb