David Luiz vazhdon të rikuperohet për dëmtimin horror që pësoi fazën e parë në sfidën kundër Manchester City pasi Aguerro nuk u kursye në ndërhyrje kundër brazilianit, duke rrezikuar t’i thyejë edhe këmbën.

3AFE2A9C00000578-4379186-There_was_a_melee_on_the_pitch_as_both_sets_of_players_clashed_a-a-1_1491318480979 (1)
Të mërkurën luhet serish Chelsea-Manchetser City dhe trajneri i bluve, Antonio Conte, në konferencën për shtyp ka deklaruar se pavarësisht atij gjesti jo sportiv të argjentinasit, Luiz nuk do hakmerret, pasi synim do ketë vetëm të mbrojë prapavijën e Chelsea-s.

Conte sot u shpreh: “Mendoi se këmba e tij është më mirë se më parë, por për siguri duhet të vazhdojë mjekimin.

Nuk ka më rëndësi sfida në Manchester. Ne duhet të kuptojmë se në një situatë të tillë kur po humbet lojën, të tilla ndërhyrje edhe mund të vijnë. Unë kam respekt për Aguerron”.

Chelsea para disfatës këtë javë në shtëpi kundër Crystal Palace qëndronte 10 pikë plus në vendin e parë, por tashmë rrezikon që të hapë kampionatin nëse një disfatë tjetër vjen. Vendi i dytë që mbahet nga Totenham, do luajë të mërkurën kundër Swansea.

Kujtojmë se Agurro u dënua nga “FA” për ndërhyrjen ndaj Luiz, por ky nuk ishte rasti i vetëm që kaloi në hetim nga kjo ndeshje. Gjakrat u nxehën shumë pas rastit ‘Luiz’ dhe Fernandihno nuk i bajti nervat. Braziliani i City-t kapi Fabregas për fyti duke e hedhur mbas reklamueseve që rrethojnë fushën e lojës. Dhe ai si shoku i skuadrës u dënua nga “FA”.
Fabregas-Fernandinho
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb