TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 3 vite burgim për gjyqtarin e Beratit Shqyqyri Çobo nën akuzën e korrupsionit pasiv. Çobo u pezullua nga detyra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi i kërkoi favore seksuale një 32-vjeçareje e cila kishte nisur procedurat e divorcit me bashkëshortin e saj.

Ishte vetë 32-vjeçarja që kallëzoi gjyqtarin pas mesazheve të dërguara nga Çobo. Në vijim të hetimeve, Prokuroria ka realizuar këqyrjen e telefonave, nga të cilët ka rezultuar se për një periudhë gati 3-mujore para kallëzimit, gjyqtari Çobo kishte kryer mbi 300 telefonata në drejtim të kallëzueses, si edhe një numër të lartë mesazhesh me tekst.

Pasi i premtoi avokat për një proces civil divorci, Shqyqyri Çobo i kërkoi miqësi duke i telefonuar dhe dërguar shpesh mesazhe 32-vjeçares I.T për lidhje intime. E frikësuar se mos refuzimi i prerë nga ana e 32-vjeçares do të bënte të humbte në procesin gjyqësor, ajo bëri denoncimin.

I pyetur si person nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda, i dyshuari e ka mohuar faktin se mesazhet e tij kanë pasur si qëllim kërkimin e favoreve seksuale dhe se nuk ka pasur raporte jashtëgjyqësore me të pandehurën.

sms e gjyqtarit

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: