LUSHNJE- Katër komuna dhe 15 fshatra në Lushjne prej 24 orësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Pa energji janë banorët e komunave Dushk, Tërbuf, Gradisht dhe Allkaj, të cilët paralajmërojnë se do të bllokojnë autostradën nëse nuk iu kthehet energjia elektrike.

Ndërsa prej 30 minutash raportohet të jetë ndërprerë energjia edhe në spitalin “Ihsan Çabej” të qytetit, për arsye ende të panjohura.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: