Rikthimi i Madonës në koncertet e saj, por edhe aventura e fundit që ka pasur me shëndetin, bëri që fansat e saj të harrojnë për pak kohë, postimet që bën dhe ta komentojnë negativisht.

“Mbretëresha e popit” ka pozuar ‘e transformuar’ pas operacioneve plastike, siç shkruan shumica e komenteve në fotot e saj, ndërsa bujë kanë bërë edhe pozat e saj tejet zbuluese. Mbrëmjen e së premtes, 3 nëntor, Madonna është rikthyer me një tjetër foto nudo të saj, ndoshta më zbuluesen që ka postuar ndonjëherë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E zhveshur nga mesi e lart ajo pozon para kamerës dhe falënderon publikun e Barcelonës, për të cilin dha një koncert fantastik. Në një nga fotot që ka publikuar, 65-vjeçarja tregon gjoksin e saj të cilin e ka mbuluar me një shall të bardhë, ndërsa në një tjetër pozon në mënyrë provokuese mbi krevat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb