TIRANE

Mahmood ia doli. Dhe si ai mund t’ia dalin edhe shumë të rinj të talentuar. Për t’u dhënë atyre forcë dhe mesazh, artisti i njohur italian ishte sonte i ftuar special në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve. Pasi këndoi dy prej këngëve të tij më të pëlqyera, njëra prej të cilave “Soldi”, është kthyer në hit ndërkombëtar, Mahmood tregoi për publikun shqiptar se rruga e tij nuk ka qenë e thjeshtë. Duhet pak fat, por shumë punë, shumë mund.

Pati fatin të ishte i përzgjedhur në garën e X Factor në Itali, por vetëm për një natë. U skualifikua. Pas kësaj, jo vetëm që nuk u dorëzua, por punoi fort e këmbënguli për t’ia arritur.

Mbrëmjen e djeshme, Mahmood elektrizoi Pallatin e Kongreseve dhe bëri të gjithë publikun të këndojë bashkë me të “Soldi” – kënga me të cilën ai fitoi Sanremon dhe u rendit në vend të dytë në Eurosong shkruan Class.

Nga skena e madhe e Eurosongut, erdhi enkas në skenën e Pallatit të Kongreseve për të përshëndetur publikun shqiptar e për të dhënë mesazhe, pse jo, nga përvoja e tij: “Duhet të punosh fort që të arrish. Pak fat dhe shumë punë….”. Jo më kot, Italia, në shenjë falënderimi pas suksesit të tij në Sanremo, tha: “Italia të është mirënjohëse…” A mund të ketë vlerësim më të lartë se kaq?

 

View this post on Instagram

 

@mahmood #fest58 Barrio – Soldi

A post shared by Radio Televizioni Shqiptar (@rtsh.official) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: