Ish-konkurrenti i Për’puthen, Bruno Shemsho, në një lidhje për “Shqipëria live” tha se i ka shpëtuar për mrekulli aksidentit ku u përfshi këtë mëngjes.

“Isha duke përdorur telefonin, e pranoj. Ishte mëngjes herët. Rëndësi ka që jemi mirë, as ata që ishin në makinën tjetër nuk u lënduan. Nuk më hoqën patentën, shpëtova me një gjobë të vogël”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më tej, ai foli për marrëdhënien me Anën dhe zbuloi se sot bëhet një muaj që nga dita kur dolën çift nga “Për’puthen”. “Jemi shumë mirë” tha 26-vjeçari duke shtuar se janë të lumtur së bashku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: