ELBASAN

Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e djeshme. Policia bën me dije se makina është djegur pjesërisht.

BalkanWeb mëson se mjeti është në pronësi të Aleksandër Ymerit.

“Gjatë natës në lagjen “Partizani” , Elbasan, ka marrë flakë mjeti tip “Renault” me targa AA 841 CK, në pronësi të  44 vjeçarit, banues në lagjen Partizani, i cili ishte i parkuar në rrugë.

Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e ngjarjes.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: