POGRADEC

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në aksin nacional Korçë – Pogradec në afërsi të fshatit Gështenjas.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet tip Volksvagen pasat është përplasur me një mjet bujqësor.

Mësohet se mjeti bujqësor ka qenë i ngarkuar me bar ndërsa është plagosur pikërisht drejtuesi i këtij mjeti duke marrë plagë të shumta në trup.

Sipas burimeve nga spitali mësohet se dr i mjetit bujqësor është nën kujdesin intensiv të mjekëve ndërsa shkak i aksidentit dyshohet të jetë errësira.

Policia në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e këtij aksidenti.

Kujtojmë që brenda pak orësh ky është aksidenti i dytë qe ndodh në këtë aks rrugor.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb