Makinat vetë-drejtuese të Google-it janë pothuajse gati për t’u shfaqur në rrugët publike. Këto makina me dy ndenjëse janë testuar prej kohësh, por këtë verë ato do të dalin në rrugët e Mountain View, Kaliforni.

Google zbuloi prototipin e makinës vetë-drejtuese në maj të 2014-ës. Makina mund të ecë, të frenojë, të njohë pengesat, rreziqet në rrugë pa ndërhyrjen e njeriut. Por ajo nuk mund të kalojë shpejtësinë e 40 km/h dhe është elektrike. Ajo duhet furnizuar me energji çdo 130 km. Fillimisht, ajo do të ketë timon dhe pedale, sepse e kërkojnë ligjet kaliforniane, dhe do të provohet me një njeri brenda.

Në janar, Google u shpreh se shpreson që makinat e saj pa drejtues të jenë gati për t’u prodhuar nga viti 2020. Së fundmi Google është përballur me disa ankesa, pasi makinat vetë-drejtuese të saj janë përfshirë në 11 aksidente, edhe pse këto aksidente ishin të lehta. Pas këtyre incidenteve kanë vërshuar kritikat dhe lindur pikëpyetjet në lidhje me programin e kompanisë amerikane, që shumë e vlerësojnë si të parakohshëm.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb