TIRANE- Pasi kryeministri Edi Rama mbajti premtimin e tij për Leon e vogël, 9-vjeçari i cili ndodhet në një karrocë me rrota pasi ka lindur me një defekt në kocka, për t’i siguruar atij transport dhe shërbim nga një fizeoterapist, vjen mesazhi i ndjerë i nënës së djalit. Në një mesazh në faqen e saj të ‘Facebook’-ut, nëna e Leos, Anxhela ka falënderuar përzemërsisht Ramën.

“Zoti Kryeminister Edi Rama ju falenderojme me shpirt per dhuraten e djalit ton Leo.. Zoti ja u shperblefte ne te mira per familjen tuaj. Falenderojme dhe te gjith miqte qe kan ndihmuar dhe qendruar prane per kaq vite me rradh … Zoti ja u shperblefte te gjithve ju miq.”, citohet në mesazhin e saj.

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm postoi një foto të Leos, ku shihej që vogëlushi ikte në shkollë me makinë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë moment të ditës së saponisur, duke përcjellë në shkollë Leon e vogël me makinën që i kërkoi Babagjyshit në letrën e tij, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë,” shkroi Rama në Facebook.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: