Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të të gjitha qarqeve në vend, ku ka kërkuar intensifikimin e inspektimeve në terren.

Manastirliu theksoi domosdoshmërinë e kontrolleve për zbatimin e protokolleve anticovid.

“Me drejtuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, kërkova intensifikimin e kontrolleve për zbatimin e protokolleve anti-covid në të gjithë territorin si dhe verifikimin e masave për sigurimin e dokumentit të certifikatave të vaksinimit, certifikatave të shërimit apo testin e antigenit në strukturat e administratës publike dhe njësitë tregtare që ofrojnë shërbime për qytetarët”, shkruan Ministrja Ogerta Manastirliu në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb