Manchester United nuk ngre kokë në Premier League. Në përballjen derbi me Cityn, Djajtë e Kuq humbën 0-2 në shtëpi dhe tani rrezikojnë të futen edhe në zonën Champions, pasi mbeten në vendin e pestë në renditje.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, kur Bailly realizoi në portën e tij dhe 0-1 për miqyë. Në fundin e pjesës së parë Bernardo Silva realizon edhe golin e dytë për Cityn. Fraksioni i parë përfundon 0-2.

Në fakt, kaq përfundoi e gjithë sfida. Përpjekjet e vendësve kanë qenë të shumta, por nuk janë konkretizuar dot. Mësymja drejt barazimit ka krijuar boshllëqe në prapavijë, por nuk janë shfrytëzuar më së miri nga kundërsulmi vrasës i Manchester City.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb