ANGLI

Manchester United ka konkretizuar interesimin e tij për Jadon Sancho me një ofertë 67 milion paund.

Klubi gjerman i Borussia Dortmund nuk është kënaqur me këtë shifër duke e rrëzuar pasi kërkon 77.5 milion paund.

Gjithsesi ‘Djajtë e Kuq’ duket se nuk do të dorëzohen pasi kanë një ofertë tjetër për të bërë. Ata ngulmojnë që të sjellin në ‘Old Trafford’ 21-vjeçarin anglez i cili ka dalë si futbollist nga Akademia e rivalëve të tyre, Manchester City.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb