Pas debutimit të Shqipërisë në Francë 2016, është radha e Maqedonisë së Veriut të debutojë në një kampionat Evropian. Për ironi të fatit, shqiptarët do të jenë prezentë sërish, sepse në radhët e Maqedonisë luajnë 6 shqiptarë.

Maqedonia e Veriut bëhet kombi i 35-të i ndryshëm që luan në finalet e një Evropiani, një ditë pasi debutoi Finlanda. Fqinjët tanë do ta nisin Evropianin ndaj Austrisë, ndaj të cilit janë përballur dy herë më herët në eliminatore, por nuk patën sukses.

Sidoqoftë, suksesi i vështirë i Maqedonisë së Veriut në play-off dhe fitorja që tronditi Gjermaninë në mars, ka mobilizuar Austrinë, që e ka marrë seriozisht këtë ndeshje.

Të paktën 4 shqiptarë priten të jenë në formacion, Bardhi, Alioski, Ademi dhe Musliu, ndërsa dnë stol do të jenë Bejtullai dhe Hasani. Maqedonia e Veriut do të udhëhiqet nga veteran si Goran Pandev.

Austri Maqedoni 2
Austri Maqedoni 2

Trajneri i Austrisë, Franco Foda, thotë se Maqedonia e Veriut ka individë që të hapi punë, pa harruar faktin që luajnë me  mbrojtës dhe do të jetë e vështirë të cahet.

Për Igor Angelovskin, trajnerin e Maqedonisë së Veriut, ekipi i Austrisë ka më shumë eksperiencë, por fakti se lojtarët e tij janë më shumë të uritur për sukses, do të jetë pozitive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb