Këngëtarja e famshme, Mariah Carey ka rrëfyer së fundmi një histori të trishtë që ka përjetuar më herët. Ajo u shpreh se motra e saj më e madhe ka tentuar që ta shesë atë dhe e ka droguar.
“Kur isha 12 vjeç, motra ime më e madhe më ka droguar dhe më ka ofruar kokainë, dhe ka tentuar të më shiste si prostitutë.”- ka thënë Mariah.

Më tej artistja është shprehur se nuk është rritur së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes, pasi këta të fundit kanë kërkuar të bëhen të pasur falë këngëtares.

Familjarët e mi gjithmonë kanë menduar se jeta ime ishte e lehtë dhe kanë dashur të bëhen të pasur në krahun tim.”- është shprehur ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb