SHBA

Bryan Tanaka ka konfirmuar ndarjen nga Mariah Carey. Tanaka foli për herë të parë për ndarjen në një postim të gjatë në rrjetet sociale.

“Të dashur miq dhe fansa, me emocione të përziera, unë ndaj këtë përditësim personal në lidhje me ndarjen time miqësore nga Mariah Carey pas shtatë vitesh të jashtëzakonshme së bashku. Vendimi ynë për të nisur rrugë të ndryshme është i ndërsjellë, dhe ndërsa lundrojmë në këto udhëtime të ndara, ne e bëjmë këtë me respekt të thellë, me ndjenjën e mirënjohjes për kohën e paçmuar që kemi ndarë. Kujtimet që kemi krijuar dhe bashkëpunimet artistike janë gdhendur në zemrën time përgjithmonë.”

Tanaka shtoi për binjakët e saj 12-vjeçarë, Monroe dhe Moroccan,

“Përkushtimi i Mariah ndaj familjes së saj dhe përkushtimi i saj ndaj profesionit na kanë frymëzuar gjatë udhëtimit tonë të përbashkët. Unë dua të shpreh dashurinë dhe vlerësimin tim për Mariah dhe fëmijët e saj të jashtëzakonshëm, ngrohtësia dhe mirësia e të cilëve e kanë pasuruar jetën time në mënyra që fjalët nuk mund t’i shpjegojnë dot.”

Ai gjithashtu kërkoi privatësi, respekt dhe mirëkuptim gjatë “kësaj kohe të ndjeshme” – të cilën Tanaka planifikon t’ia kushtojë profesionit të tij.

Carey, 54 vjeç, dhe Tanaka, 40 vjeç, ndezën fillimisht thashethemet për ndarjen e tyre kur fansat vunë re se ai mungonte në turneun “Merry Christmas One and All!”, të cilin ajo e përfundoi së fundmi. Më pas, një burim i tha PEOPLE se Carey po kalonte pushimet në Aspen pa Tanakën, i cili tradicionalisht e ka shoqëruar atë në këtë vend.

Çifti u lidh për herë të parë në vitin 2006 kur Tanaka iu bashkua Carey-t në turneun e saj “Adventures of Mimi”. Më pas, pasi punuan së bashku për një dekadë, këngëtarja dhe koreografi u përfshinë në mënyrë romantike në vitin 2016.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb