Mediat kosovare tashmë e bëjnë fakt të kryer që menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes sot në Uashington, Haradinaj dhe ministrat e AAK në qeveri do të largohen.

Haradinaj pak më parë paralajmëroi Hotin që mos nënshkruajë marrëveshjen kur përfshihet Liqeni i Ujmanit, ose nuk do të bashkëpunonin më.

Duket se ish- kryeministri nuk do të tolerojë këtë fakt dhe do të largohet, si dhe do të tërheqë edhe dy ministrat Selim Selimi si dhe Mimoza Haradinaj- Stublla.

Por me një dorëheqje të Haradinajt nga qeveria, atëhere do të vendoset në pikëpyetje dhe vetë qeveria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb