Analisti Dritan Hila deklaroi se Shqipëria po përdoret si argument për marrëveshjen me Italinë sa i takon ngritjes së dy kampeve të emigrantëve.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në News24, Hila tha se nuk ka asnjë problem Rama me të majtën italiane.

“Pala italiane, vazhduesi i Qinque Stelle e ka kundërshtuar. Janë 17 mijë refugjatë që kanë arritur këtë vit në Itali. Një nga premtimet e Melonit ishte se do të frenonte emigrantët. Meloni ka gjetur ndoshta një pikë shfryrje për momentin sa të kalojë situatën e vështirë në pushtet, pasi opozita e akuzon. Ajo po paraqitet ta paraqesë si sukses. Shqipëria po përdoret si argument, por nuk mendoj se ka problem Ramën e majta italiane.”, tha Hila.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb