Sot është mbledhur pas pesë muajsh Komisioni i Ligjeve me prani fizike të deputetëve.

Deputeti Dashnor Sula tha se marrëveshja opozitë-mazorancë është një marrëveshje fake dhe nuk mund të fshihet historia e dhunshme e këtyre pesë muajve.

Ai ka shtuar se kthimi i jetës parlamentare në normalitet është një normalitet i rremë.

Dashnor Sula: Të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë në 5 muaj dhe në 18 mars të vijmë këtu e të themi të fshijmë historinë, kur kanë ndodhur shumë gjëra shumë të rënda në cenimin e demokracisë për funksionimin e Parlamentit….

Do mundohem të bëj të qartë që ky kthim në normalitet është diçka që duhet të kishte ndodhur që vitin e kaluar, por mazhoranca me dhunë e kokëfortësi nuk e mundësoi.

Marrëveshja opozitë-Mazhorancë është fake i pastër. Çfarë marrëveshje keni arritur? Atë që i takon opozitës me Rregullore? Opozita kërkoi komisionet. Mazhoranca bëri atë që nuk mund ta bënte dikush tjetër, ndryshoi ligjin për komisionet hetimore.

Ky është një normalitet i rremë. Në 5 muaj kanë kaluar ligje pa debat, përfshirë edhe buxhetin. Mund të thoni ishim në kushte të detyrueshme. Shkaku i situatës ishit ju që me sjellje të dhunshme bëtë atë që bëtë.

Kjo ishte loja, marrëveshja u bë në Tiranë, tymi plasi në Sazan!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: