I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Martin Jorgaqi, përgjegjës i sektorit të koordinimit të kontrolleve në AKU ka folur për masat e ndërmarra nga ky institucion mbi kontrollet e ushqimeve që hyjnë në Shqipëri nga Pikat Kufitare dhe atyre me postë.

“Duke e nisur me mjaltin është një nga produktet më të falsifikuara në botë. Persona jo përgjegjës falsifikojnë produktin mjaltë, çdo produkt ushqimor, sidomos ato që kanë trendin më të lartë të lëvizjeve online, kanë problemin për t’u kamufluar, tjetërsuar nga produkti origjinal që duhet të jetë në shitje. AKU ashtu si në çdo fushë tjetër të veprimtarisë së prodhimit, magazinimit, ruajtjes, për produktet online kryhet një aktivitet, ku është bërë marrëveshje me doganat, ku çdo produkt që hyn në territorin e Shqipërisë, duhet të kalojë përmes inspektorit të AKU. Çdo ushqim shoqërohet nga inspektorë në Pikat Kufitare dhe për produkte të ndryshme, përcaktohet dokumenti përkatës, ndryshe për produktet shtazore, ndryshe për ato joshatzore apo bimëve. Çdo gjë që hyn në mënyrë të rregullt në Shqipëri është e kontrolluar nga inspektoret e AKU, të cilët bëjnë lëshimin e tyre në treg apo bllokimin në Pikën Kufitare për mospërmbushjen e dokumentacionit. E para, problematika e mashtrimit, problematika që vijnë me postë, ato që kontrollohen janë produkte me sasi të konsiderueshme. Një kavanoz me mjaltë është për përdorim personal, nuk ka ligji fuqi prapavepruese. Mban përgjegjësi vetë klienti. AKU ushtron aktivitetin në ngarkesa të destinuara në shitje në të tretët. AKU ka më shumë se 1 vit e gjysmë që ka nisë fushata sensibilizimi ndaj klientëve, për etiketimin e produkteve. Kur produktet janë të etiketuara dhe të besueshme, edhe online konsumatori mund të bëjë kërkimin e tij. Produktet janë të prodhuara në vende të tjera, atje ku prodhohen besoj se ka një filter, masë kontrolli mbi këto produkte”, -deklaroi Martin Jorgaqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb