Në Itali të enjten ka mbërritur futbollisti më i ri i skuadrës së Interit, argjentinasi Lautaro Martinez. Sulmuesi i talentuar sipas “Corriere dello Sport” sot në mëngjes ka lënë ambientet e CONI-t aty ku ka kryer vizitat e para mjekësore.

Tani argjentinasi është drejtuar për në Spitalin Hulumtues të Humanitas në Rozzano, aty ku pritet t’i nënshtrohet pjesës së dytë dhe përfundimtare të testeve.

Sulmuesi i ri, i cili u prit me këngë nga tifozët si ‘Lautaro, ti je njëri prej nesh’ në aeroportin e Milanos Malpensa, pritet të vërë në letër kontratën e tij gjatë pasdites.

Nerazzurrët raportohet se do të paguajnë 23 milionë euro plus bonuse për shërbimet e tij.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Interi do t’ia japë argjentinasit fanellën me numër 10, duke bërë shenjë që ai do të luajë si partner me Mauro Icardin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb