MAT- Uniformat blu të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër kanë vënë në pranga 5 persona pasi janë kapur me 5 kg tritol. Sipas burimeve zyrtare, ata janë ndaluar në aksin Klos-Burrel ndërsa udhëtonin me dy motorë.
Gjatë kontrollit të kryer nga efektivët e policisë, 5 personave iu gjetën fitil ndezës dhe kapsolla të futura në një çantë sportive. Policia po heton për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe zbulimin e personave të tjerë të implikuar, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: