Mbi 50 mijë refugjatë janë bllokuar në shtetin helen. Këto janë shifra të publikuara nga qeveria e Greqisë. “Ekathimerini” shkruan se sipas të dhënave të qeverisë në total janë 50.411 emigrantë dhe azilkërkues.

Sipas po këtyre të dhënave të qeverisë greke, të publikuara ditën e sotme (e hënë), 28 mijë e 593 emigrantë dhe refugjatë janë aktualisht në Greqinë veriore. 13.711 në Atikë, 5538 në ishujt dhe pjesa tjetër të shpërndara në të gjithë vendin.

Një ditë më parë hyri në fuqi marrëveshja mes Turqisë dhe BE-së në lidhje me menaxhimin e fluksit të emigrantëve.

Turqia dhe Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshjen që synon të ndalojë emigrantët të kalojnë në Greqi.

Sipas marrëveshjes, të gjithë klandestinët që hyjnë në Greqi do të kthehen pas në Turqi nëse nuk aplikojnë për azil apo nëse kërkesa e tyre refuzohet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: