Një koncert i mbajtur në Zvicër ku morën pjesë rreth 600 persona, po konsiderohet si vatra më e madhe e coronavirusit në kontinentin e Evropës, shkruan France 24.

Sipas raportit të mediave lokale, personave që kishin marrë pjesë në ngjarjen kulturore në zonën rurale të kantonit zviceran Schwyz në fund të shtatorit, u ishte kërkuar të respektojnë distancën fizike sociale, por nuk janë detyruar të mbajnë maska mbrojtëse, transmeton Telegrafi.

“Nëntë ditë pas koncertit e kemi kuptuar se disa persona nga ky grup janë infektuar”, ka deklaruar organizatori i kësaj ngjarje kulturore Beat Hegner.

Me më shumë se 1.230 raste me COVID-19, ky kanton tani është një prej vatrave më të mëdha në kontinentin evropian.

“Rritja e papritur e numrit të rasteve të reja në Schwyz, është një nga më të rëndit në tërë Evropën”, ka theksuar shefi i spitalit Reto Nuesh.

Dje 94 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në tërë Zvicrën, dyfish më shumë sesa një ditë më parë, kurse sot 114.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb