Nuk ka më pije alkoolike për Mbretëreshën Elizabeth II, duke filluar nga martini i saj i preferuar, që, sipas thashethemeve, asaj i pëlqen ta pijë herë pas here në fund të ditës.

Këtë rekomandim thuhet se e kanë dhënë mjekët e oborrit mbretëror, sipas thashethemeve të fundit të dorës së tretë, të qarkulluara ditët e fundit nga “Vanity Fair” dhe më pas të kapura nga tabloidet dhe gazetat britanike, me “Daily Mail” në krye.

Sipas këtyre burimeve anonime, të cituara nga komentuesja e “thashethemeve” të vërteta të Vanity Fair, Katie Nicholl, rekomandimi u bë për të mbrojtur shëndetin e sovranes, duke marrë në konsideratë moshën e saj 95-vjeçare, në funksion të një sezoni plot angazhime publike pas urgjencës COVID-19, angazhime që tashmë kanë rifilluar me një ritëm të moderuar javët e fundit dhe të destinuara për të vazhduar me praninë e Madhërisë së Saj në konferencën ndërkombëtare të klimës CoP26 në Glasgow, nën presidencën britanike, në fillim të nëntorit.

Për të arritur më pas në ato që do të çojnë në festimet e vitit 2022, i ashtuquajturi Jubileu Platinum: 70-vjetori i hipjes në fron i Elizabeth II.

“Asaj iu tha të heqë dorë nga gota e alkoolit në mbrëmje, që zakonisht është një martini”, shkroi Nicholl, duke cituar dëshminë e “miqve” të supozuar të familjes së Windsor.

“Në realitet nuk është ndonjë problem i madh, meqenëse Mbretëresha, sigurisht, nuk është një pijanece e madhe, por mua më duket disi e padrejtë që, në këtë fazë të jetës së saj, asaj i duhet të heqë dorë nga një prej kënaqësitë të saj të pakta”, shtoi komentuesja.

Për t’i dhënë meritë anekdotës së vërtetë, nëna e saj, e n johur si Nëna Mbretëreshë, e cila vdiq në moshën 102 vjeç, në vitin 2002, duket se ka vazhduar t’i konsumojë koktejlet e saj të preferuara, xhin dhe tonik, kryesisht, deri pothuajse në fund të ditëve të jetës së saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb