Pas lajmit të publikuar nga News24 dhe BalkanWeb, ku u bë me dije se ditën e hënë dhe të martë, do të mbyllet salla e operacioneve, ka reaguar spitali i Traumës.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të Facebook, Spital i Universitar i Traumës, thotë se sa i takon procesit të dezinfektimit, në ambientet e disa prej sallave kirurgjikale të spitalit do të kryhet në ditët e ardhshme proçesi i dezinfektimit rutinë.

“Kjo është një procedurë periodike që kryhet për sallat operatore dhe që nuk cënon aspak shërbimin e urgjencës kirurgjikale, blloku operator i të cilës, është në gatishmëri e në funksion të plotë 24/7 për shërbimet ndaj pacientëve”, thuhet në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: