Një ngjarje tragjike është raportuar në Britani ku një gomone me mbi 30 emigrantë është mbytur në Kanalin Anglez. Mediat e huaja kanë raportuar për një numër të lartë viktimash.

Autoritetet kanë konfirmuar se në Kanalin Anglez po kryhet një operacion i madh shpëtimi, duke përfshirë dy helikopterë kërkim-shpëtimi, varka shpëtimi dhe varka të tjera të marinës britanike dhe franceze.

Një zëdhënës i agjencisë Detare dhe Bregdetare ka thënë: “Ne kemi dërguar varkat e shpëtimit Dover, Dungeness, Hastings dhe Ramsgate RNLI dhe ekipet e shpëtimit të rojes bregdetare Deal, Dungeness dhe Folkestone, së bashku me komandantin e zonës së rojes bregdetare. Përfshihen helikopterë të rojes bregdetare HM nga Lydd dhe Lee on Solent dhe një nga Marina Franceze. Një anije peshkimi në zonë po ndihmon gjithashtu në shpëtim. Ambulanca e Bregut Juglindor dhe Policia e Kentit po punojnë me ne dhe një ambulancë ajrore është dërguar.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb