Që pas marrjes së pushtetit, talebanët janë parë përpos anës ushtarake dhe vendosjes së rregullit në vend, edhe duke u argëtuar. Së fundmi, ata janë fotografuar të armatosur me granata dhe pushkë, duke lundruar me varka në parkun nacional Band-e Amir.

Në një nga fotografitë e shpërndara në Twitter nga gazetari Jake Hanrahan, talibanët shfaqen duke mbajtur në duar granata dhe armë të ndryshme zjarri.

Liqenet blu të vendit ishin konsideruar si një strehë relativisht e sigurt para marrjes nën kontroll të grupit militant muajin e kaluar.
James Willcox, themeluesi i kompanisë turistike me bazë në Mbretërinë e Bashkuar Untamed Borders, tha se dikur kishte qenë mjaft e sigurt për të sjellë grupe vizitore.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb