KAVAJË

Një ngjarje që ka ende shumë pikëpyetje dhe dyshime është ajo e Kavajës, ku një 41-vjeçar mbeti i vrarë për arsye që u thanë se lidhen me xhelozinë.

Marsida Qatja, 30-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve që u tha se ishte ‘molla e sherrit’ ka folur sërish për “News24” e “BalkanWeb” për gazetaren Dorjana Bezat. Ajo rrëfeu njohjen me Dritan Haxhollin, viktimë e ngjarjes, Bledar Toçin, shefin e sigurisë së Burgut Durrës, autor i vrasjes, aktualisht i plagosur nga 41-vjeçari dhe natën e krimit.

“Dritanin e kam njohur si kavajas që ishte. Ai ishte i dënuar me burg të përjetshëm në Greqi. Kam pas kontakte dhe me të atje. Morëm vesh që ishte në kërkim. Më tha të vij ta pi kafen tek puna jote se unë jam në kërkim. I thashë hajde. Ishte njeri i qetë në fillim, vinte pinte një birrë dhe ikte. Më pas nisën presionet e kërcënimet. Të gjithë pastaj u munduam ta largonim”, deklaroi ajo.
Marsida tha se kishte rreth dy muaj që Dritani nuk e linte rehat.

“Absolutisht nuk ishte xheloz. Një muaj e gjysmë, dy muaj. Nuk më ka kërcënuar vetëm mua. Ai ka bërë shumë gjëra të tjera. me sa di unë një femër e ka hedhur nga kati i dytë. presionet që janë bërë tek lagjja, disa çunave. Vinte me armë më thoshte po ti ke miq tek shtëpia. I thosha të lutem ik se dëgjon pallati”, deklaroi ajo.

30-vjeçarja tha se nuk shkoi në polici pasi e dinte që do dilte pas 6 muajsh dhe përveç kësaj e kishin të njohur.
“Ai rrinte jashtë nuk vinte brenda por bënte presione policisë. Mendonim që ishte shoku jonë më parë. Do e dënonte policia 6 muaj po pastaj çfarë do ndodhte. Nëse shoku im Bledari nuk ishte këtu unë jam e sigurt që të gjithë do ishim të vdekur”, tha ajo.

Ndërsa për natën e krimit Marsida tregoi se nisi me një mesazh në telefon.
“Më vjen një sms në telefon ‘dil në ballkon më shiko’. Ku i thashë në ballkon. I tregoj Bledarit, pastaj dëgjoj dritaren. Aty tha do ju vras. I thashë hajde të sqarohemi.
Bledari nuk donte që të rrinim vetëm. njëri nga djemtë ka ardhur të sjellë diçka 2 minuta tjetri ishte shoku im Xhuljo që rrinim. Unë i thashë futu brenda se nuk dua të dëgjojë pallati”, rrëfeu 30-vjeçarja.

PJESE NGA INTERVISTA
I the që nuk ishte vetëm.

I thash jam me miqtë e mi. U fut brenda, ishte me armë.

Ishte hapur dera?
Jo e hapa unë. I thash eja futu brenda…dhe i thash sqarohu. Sa e pa Bledarin tha; ‘ O Bledar Toçi qenke këtu’. Ai i përgjigjet; ‘Tan s’kam ardhur pa qëllim këtu. Marsi është me 3 fëmijë dhe pa përkrahje’. Por ky i qëllon dhe i thotë që të linte armën mbi tavolinë.

Ky ishte veprimi i fundit?
Po i thotë ‘lërë armën’ dhe i qëllon. Pastaj kthehet dhe tenton të qëllojë djalin tim. Por Bledari ndërhyri, e qëlloi se ishte i detyruar. Se dinim ne që Bledari kishte armë, se nuk e mbante me vete. Ne sa herë bënim shaka me të kur dilte nga puna dhe ai thoshte; ‘dale të heq uniformën’. Ishte shumë i rregullt me detyrën (Bledari).

Kur hyri në banesë çfarë tha?
Asnjë gjë s’bëri. Veç qëlloi. I tha Xhuljos; ‘Pasi të vras këta do kem punë me ty’.

Me ty si reagoi?
Më qëlloi pak, por dhe unë s’u largova asnjë çast. Çova djalin sipër. Edhe pse mund të vdisja. Nuk u ndala, hyra në mes. Por nuk ja dola. Ai e kërkoi vet.

Në çfarë momenti njoftove policinë?
Policinë e kam marrë pasi ka nisur sherri. E kam njoftuar policinë dhe ajo ka ardhur në 1 minutë pasi e kam njoftuar. Kur erdhi policia i thash që; futuni brenda se ka një të vdekur brenda.

A të ka kërcënuar më parë për fëmijët?
Më thoshte po ‘pres që të dalë burri jot nga burgu dhe t’ju vras bashkë me fëmijët’.

Çfarë kishte me familjen tënde?
Asgjë nuk kishte. Kur ishte normal, pa pije nuk bënte gjë.

Ju ngacmonte?
Jo nuk më ngacmonte. Por shoqet më thoshin; ai bëhet xheloz për ty.

Çfarë marrëdhënie ke me Bledarin?
Me Bledarin dhe miqtë e tij njihem. Jo shoqëri të fortë, por si polic që ishte. Kur ja shprehja shqetësimin Bledarit, ai më tha: ‘mos e vrit mendjen’.

Ke kontaktuar me familjarë të viktimës?
Jo s’kam kontaktuar. Pres të komunikojë me vëllain dhe nusen e tij. Madje e njoh dhe nënën. I njoh të gjithë kam vite. I njoh me vite, por jo sot. Njihemi të gjithë.

Çfarë mesazhi do i jepni nënës së Dritanit sot?
Nënës së Dritanit do t’i thoja se më vjen shumë keq. Nuk do doja që të arrinte deri këtu. Nëna e Dritani është nënë. Nënë mos qofsh, se ashtu jam vet. Nëna e Dritanit është viktima e parë e tij. Më vjen keq që shprehem kështu. Më vjen keq që nëna e tij do ta dëgjoj dhe do të lëndohet. Nëse ka një viktimë të dhunuar, e para është nëna e Dritanit.

(m.k/ed.me/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb